Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar me babain sirian i cili humbi binjakët nëntë muajsh, gruan dhe të afërmit e tjerë, gjatë sulmit me armë kimike të kryera nga regjimi i Bashar al-Assad në pjesën veriore të qytetit sirian Khan Sheikhoun, ku mbetën të vrarë mbi 80 persona, shkruan “Daily Sabah”.
“Shpresa e vetme për sirianët jeni ju”, ka deklaruar 29-vjeçari derisa ia tregonte presidentit turk fotografinë e fundit të fëmijëve të tij.
Erdogan i ka shprehur ngushëllime Al-Yusuf-it, i cili me fotografitë e postuara nëpër mediat botërore ku shihet duke mbajtur në duar binjakët e vrarë, shokoi botën.

Erdogan takohet me babain sirian që humbi binjakët gjatë sulmit kimik (Foto)

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb