TIRANE- Pas mbledhjes me deputetët e rinj, kryedemokrati Lulzim Basha është fotografuar me ta në një kafe pranë selisë së Partisë Demokratike.

Gazetarja Elda Menga ka mundur të sigurojë për BalkanWeb fotot e takimit mes tyre në kafe, aty ku u vu re mungesa e një figure të rëndësishme të PD-së.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është zgjedhur sërish deputet. BalkanWeb mëson gjithashtu se Berisha nuk ishte as i pranishëm në mbledhjen që Basha zhvilloi me të zgjedhurit e rinj, ndërsa arsyet e kësaj mungese nuk dihen ende.
basha-me-deputet-e-rinj

basha-me-deputet-e-rinj-1

basha-me-deputet-e-rinj-2
Kujtojmë se gjatë mbledhjes kryeopozitari dha porosi të qarta dhe të prera për deputetët e rinj. Lulzim Basha deklaroi hapur se marrëveshja me kryeministrin Rama nuk kishte funksionuar, e për pasojë demokratët duhet të vazhdonin betejën e tyre opozitare dhe frontale. Ai nuk ngurojë të lëshojë një sinjal bashkëpunimi për LSI-në dhe PDIU-në ndër të tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: