KORCE- Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës për Partinë Demokratike, Ervin Salianji, me nisjen e fushatës elektorale ka organizuar edhe grupin e tij të punës.

Në disa foto të publikuara në rrjeti social “Facebook”, Salianji tregon skuadrën me të cilët po punon për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesë e skuadrës së Salianjit është edhe Eleina Qirici, deputetja e PD-së për 4-vjeçarin që lamë pas, por që basha nuk e përfshiu në listat e 2017-ës.

“Te gjithe nje ekip!
25 Qershor fitore e Partise Demokratike. Mbasdite pune me tre profesore te nderuar dhe deputete te Partise Demokratike ne Qarkun Korçe, Profesoreshe Eleina Qirici, Prof. Ledina Alolli dhe Prof. Gjergji Papa, miq te mire dhe njerez me vlera te jashtezakonshme. Te gjithe bashke drejt instalimit te vlerave!
#Republikeere”, shkruan Salianji.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: