TIRANË- Në një kohë që shumica e qytetarëve të Tiranës mbrëmjen e sotme janë të përfshirë nga emocionet e ndeshjes Barcelona-Juventus, duke e ndjekur në familjet e tyre apo në lokal, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për riparimin e semaforëve të dëmtuar për të rritur sigurinë.

semaforet tirane (1)

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën.

semaforet tirane (4)

“Nuk janë tifozët e Barcelonës, janë kolegët tanë që vendosën semaforët e rinj te rr. Kavajës. Pavarësisht rezultatit sot, respekto sinjalistikën! Portokallia është “ngadalëso” dhe jo “jepi gaz se të kapi e kuqja”, shkruan Veliaj.

semaforet tirane (2)
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb