Për herë të parë në historinë e aviacionit civil serb, nga aeroporti i Beogradit është nisur një avion i Air Serbia me një ekuipazh i gjithi femëror.

Në bordin e një Airbus A-320, i cili zbriti në Paris, ishin në komandë kapitenja Vesna Aleksicm pilota e parë dhe pilotja tjetër Mirjana Stoijlkovic, shoqëruar në kabinë nga katër asistente fluturimi.

Ai që i ka dhënë mirëseardhjen në udhëtim ekuipazhit rozë ka qenë drejtori i përgjithshëm i Air Serbia Dane Kondic.

‘Shpresojme që edhe të tjera femra në Serbi të ushtrojnë karrierën e pilotes’ ka thënë. Rekordi botëror i një fluturimi vetëm me femra u vendos në mars të 2017 nga Air India, një fluturim nga Dehli-San Francisco-Dehli.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb