SHBA-Edhe pse nuk ka akoma një njoftim zyrtar Beyonce dhe Jay Z, janë bërë prindër, këtë herë të binjakëve.

Disa media amerikane kanë filluar të bëjnë publik lajmin.’E!’ ka shkruar që një grua është parë në hyrje të spitalit ku qëndron e shtruar këngëtarja, në Los Angeles, me dy buqeta lulesh dhe dy tullumbace, rozë dhe blu, me mbishkrimin ‘Baby Girl’ dhe ‘Baby Boy’.

Presim me padurim detaje të tjera nga çifti, i cili ka qenë gjithmonë i rezervuar.

Ylli i pop-it njoftoi shtatzëninë në shkurt me një foto në Instagram. Cifti, i cili është martuar ne 2008 ka edhe një vajzë, Blue Ivi, 5 vjec.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: