BRITANI E MADHE – Brad Pitt më një dashuri në re?! Pas ndarjes nga Angelina Jolie, aktori amerikan nuk po mendon më për martesën , të cilës i dha fund në shtator të vitit të kaluar.

53-vjecari është parë në një takim sekret dhe mjaft intim në Hollivud me një nga modelet më të njohura australiane Elle Macpherson shkruan New Idea.
Pitt kaloi kohë të veçantë me bukuroshen 53-vjecare, e cila po ashtu i ka dhënë fund martesës me miliarderin Jeffrey Soffer.

“Ata dukeshin shumë rehat në krahët e njëri-tjetrit, si një çift në një takim intim. Ai qeshte me gjithçka që ajo thoshte dhe dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin”, ka thënë një burim për të përditshmën austaliane. Duket se dyshja “tashmë beqare” po shijojnë jetën dhe një romancë e re në botën e Hollivudit po fillon.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb