BULQIZE- Plot 28 thashë me kanabis sativa janë gjetur të fshehur në tavanin e një banese të braktisur në fshatin Dushaj, në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë. Aksioni i policisë është zhvilluar pas operacioneve të marra në rrugë operative.

Si rezultat i kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar të dyshuar Cannabis Sativa.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si dhe grupi hetimor, ku nga kontrolli i imtësishëm i banesës rezultoi se:

Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa.

Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu vijon puna për peshimin e lëndës narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: