TIRANE-Pas 4 viteve sherr, bojkot, përplasje, tension dhe thirrje për “revolucion” e “hedhje në Lanë” – politika e ka mbyllur legjislaturën në një atmosferë rozë. Të gjithë të qeshur, batuta, gaz e hare ishte peisazhi përmbyllës i Kuvendit 2013-2017.

Jo thjesht peisazh rozë, por Rama dhe Berisha kanë nisur të flasin me të njëjtën gjuhë: ata e lavdërojnë paktin PS-PD të 18 majit dhe thonë që “ka fituar Shqipëria dhe shqiptarët”.

Për ata që nuk e dinë, pakti i 18 majit: hoqi Fatmir Xhafajn dhe vuri Dritan Demirajn në ministrinë e Brendshme, hoqi Denar Bibën dhe vuri Klement Zgurin në KQZ , hoqi Igli Totzanin dhe vuri Erinda Ballancën tek Avokati i Popullit. Nëse kjo është “fitore e gjithë Shqipërisë”, ashtu qoftë. Dhe jo vetëm për një legjislaturë.

Shkrimin e plotë dhe fotot i gjeni në GSH.al duke klikuar tek linku:  http://www.gsh.al/2017/05/23/fotot-kuvendi-mbyllet-me-dashuri-cfare-su-pa-ne-tv-ruci-paloka-koke-me-koke-rama-meta-gajasen-me-doktorin/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: