Princesha e Monakos, ka zbritur në Big Apple së bashku me djalin e saj Raphael dhe ka marrë pjesë në darkën gala të Unicef në New York Public Library.
Në eventin për bamirësi Charlotte ka shkëlqyer me një fustan të bardhë dhe është prezantuar vetëm, por në New York jeton i fejuari i saj Dimitri Rassam, djali i Carole Bouquet, por gjithashtu në Big Apple jeton dhe ish-i i saj Gad Elmaleh, babai i të voglit Raphael.
Charlotte dhe Dimitri janë fotografuar për herë të parë në Paris, vend ku jeton Casiraghi. Cifti është parë teksa shëtiste së bashku në New York, por në darkën gala ka preferuar të shkojë vetëm.
Elegante dhe perfekte, bukuroshja i ka magjepsur të gjithë, edhe pse sytë e saj ëndërrimtar nuk ishin për asnjë nga të ftuarit…
(da.xha/BalkanWeb)