Përveç humbjes 3-0, Sopoti mori edhe një tjetër lajm të keq nga ndeshja e sotme me Bylisin. Portieri Ibrahim Bejte pësoi një dëmtim të rëndë që pritet ta mbajë disa muaj larg fushave të lojës.

Bejte 2

Ishte minuta e 49-të kur “gardiani” i librazhdasve theu dorën e majtë pas një përplasjeje me Raboshtën në dalje.

Bejte 3

27-vjeçari u mundua ta mbante të palëvizur dorën në pritje të ambulancës që ndodhej në skajin tjetër të stadiumit të Fushë-Krujës.

Bejte 4

Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët për rreth pesë minuta, Bejte u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Bejte 5

Bejte 6/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb