ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Torino pasi në banesë iu gjetën 4 kg kokainë. Shqiptarët fillimisht u shoqëruan në kuesturë për shkak se ishin pa dokumente por vizita e mikes së tyre rumune zbuloi të dhënat kriminale.

Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, të dy klandestinë u shoqëruan në kuesturë në pritje të verifikimit të rastit nga Zyra e Emigracionit, ku u vizituan nga një grua rumune, Georgiana Florina Pahoncea, 22 vjeçe.

Personeli i mbikëqyrjes vuri re se një prej shqiptarëve i dha në mënyrë të shpejtë një tufë me çelësa gruas.

Sjellja e dyshimtë nuk u kalua pa vëmendjen e operatorëve të dhomave të sigurisë, të cilët njoftuan më pas skuadrën e lëvizshme.

Denald Biba
Denald Biba

kanë ofruar edhe ndihmë për të hapur derën, pasi gruaja që nuk kishte qenë kurrë atje po provonte ta hapte me të gjithë çelësat.

kokaine shqiptare

Sapo hynë brenda apartamentit, agjentët e policisë nisën kontrollin, duke gjetur 4 qese celofani me rreth 4 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, në një raft në kuzhinë, u gjetën edhe 18.000 euro.

Nisur nga rrethanat dhe faktet e vërtetuara dy shqiptarët kanë përfunduar në burgun e Torinos, ndërsa mikesha e tyre rumune po hetohet në gjendje të lirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb