TIRANE– Babë e bir, 57 dhe 31 vjeç, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u janë gjetur në oborrin e shtëpisë të mbjella 76 bimë kanabis. Deli Xhixha dhe djali i tij Xhemal Xhixha, kishin mbjellë bimën narkotike në pjesën e pasme të banesës së tyre në fshatit Qenam, në zonën e Zallherrit.

Pas informacioneve të marra, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.5 kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre, ky në oborr kanë gjetur një vend të përshtatur si farishte, ku janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 76 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 137 fara të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sativa
– 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: