TIRANE- Ministri i Brendshëm në ikje, Samir Tahiri gjatë takimeve të ‘lamtumirës’ që ka zhvilluar ditët e fundit është përballur me surpriza të këndshme, por duket se kësaj radhe është emocionuar vërtetë.

Një dhuratë simbolike nga djali i Ardian Kodrës, efektivit të FNSH-së, i cili u vra gjatë një aksioni në Lezhë, Suard Kodra, e ka bërë Tahirin të preket. Ka qenë pikërisht një stemë e Policisë së Shtetit, që 15-vjeçari i ka ngjitur në xhaketën e tij ministrit, ndërsa nuk ka munguar dhe përqafimi mes tyre.

Dy djemtë e Ardian Kodrës ishin nisur enkas nga Shkodra për të takuar dhe mbështetur Tahirin. Pak kohë pas vrasjes së babait të dy fëmijëve, ishte pikërisht ministri Tahiri ai që bashkë me efektivë të tjerë shoqëruan në ditën e parë të shkollës djalin e vogël të Kodrës, gjest simbolik që nuk u harrua nga ky i fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb