Sonte në fushë do përjetohet një nga ato ndeshje që vetëm “Champions League” di t’i dhurojë dhe kjo e garantuar pasi yjet që zbresin në fushë janë të nivelit më të lartë. Përveçse skuadrat rikthehen të dyluftojnë me njëra tjetrën pas asaj finaleje në 2015 ku blaugranët u shpallën mbretër të Europës, një tjetër duel pritet të tërheqë mjaft vëmendje.

Po bëhen afërsisht 3 vite nga ai episod i pazakontë në fazën finale të “Brazil 2014” kur Suarez që tashmë luan me Barcelonën kafshoi mbrojtësin e Italisë Chielini-n. Sonte me 90% sërish të dy lojtarët që u bënë mjaft ‘viral’ për gjestin e tyre në fushën e lojës do dhurojnë shfaqjen e radhës dhe për këtë arsye po sjellim edhe një herë fotot që pushtuan internetin fillë pas asaj ndeshjeje.
101554443-a20e1ee9-09b9-4547-9e3c-5db4b945c3d2-653x380
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb