Shafrani i Indisë, është erëza ngjyrë portokalli, e cila është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe përbërës anti-inflamatorë, që lufton radikalet e lira përgjegjëse për mplakjen e organizmit. Një studim i ri i kryer së fundmi botuar në ‘American Journal of Cardiology’, ka zbuluar se kjo erëz aromatike mund të ulë edhe rrezikun e atakut në zemër me 56%.
Studim pas studimi, përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë janë vërtetuar shkencërisht.

Ajo mbron trurin, parandalon inflamacionin dhe mund të ndihmojë edhe trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

Ndonëse shafrani i Indisë nuk duhet të zëvendësojë ushtrimet fizike apo medikamentet, studimet tregojnë se është në gjendje të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojë krijimin e kolesterolit në enët e gjakut. Studimi sugjeron marrjen e 150 miligramëve ekstrakt të shafranit për çdo ditë për tetë javë për të rritur funksionet e zemrës. Në pluhurin e shafranit të Indisë, përmbajtja e kurkuminit është zakonisht 2%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb