TIRANË- Fatmir Xhafaj është shkëmbyer në korridoret e Ministrisë së Brendshme me pasardhësin e tij në krye të këtij dikasteri.

Pak minuta pasi Dritan Demiraj ka hyrë në godinë për të nisur punën e tij, nga Ministria e Brendshme ka dalë Fatmir Xhafaj.

I shoqëruar sërish nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia por edhe shumë qytetarë të tjerë, Xhafaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët e komentin e ka pasur pikërisht për shoqëruesen e tij.
“Skam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv.kryeministren”, tha Xhafaj.

iken-xhafaj-nga-MPB-1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: