Real Madrid humbi betejën me kundërshtarët direkt dhe kjo për “faj” të Leo Messi-t që tregoi se kostumi i lojtarit më të mirë në botë i rri perfekt. Ylli argjentinas ishte më se vendimtar duke shënuar dy gola, një prej të cilin në minutat e fundit duke bërë të heshti mitiku “Bernabeu” pas disfatës 2-3 ndaj Barcelonës.
Mesi-490x333
Më pas pasoi festa brilante e ‘pleshtit’ duke hequr fanellën e duke ua treguar tifozëve vendas.

Kaq është dashur që në rrjetet sociale foto e shkrepur e Leo Messi-t të bëhej hit. Faqe të shumta nxituan të bënin meme duke krijuar momente gazmore për ndjekësit e tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb