Më 23 prill në “Santiago Bernabeu” u luajt “El Clasico” e fundit dhe Lionel Messi pothuajse i vetëm mposhti madrilenët që pas kësaj ndeshje vunë në rrezik serioz çështjen e titullit kampion.
Ajo që do mbahet mend për shumë kohë në këtë sfidë padyshim është festimi i Lionel Messi-t pas golit që shënoi në minutat e fundit duke i dhënë fitoren 2-3 Barcelonës.
Por ky festim është përdorur nga Bayern Mynchen për të bërë pak humor me ndjekësit e tij në Twitter.
Pak ditë më parë në mediat online portieri i tretë i klubit bavarez, Tom Starke, u përfol shumë për numrin e ndeshjeve me Bayern-in në pormocion me titujt e fituar. Gjermani në 7 ndeshje për 5 vite kishte arritur të fitonte 13 trofe, pak a shumë dy tituj në një ndeshje.
Për këtë arsye, sipas Bayern-it, Messi tashmë ka një “idhull të ri”.
(e.k/BalkanWeb)