BRUKSEL – Bashkëshorti i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut, Xavier Bettel ka pozuar përkrah bashkëshorteve dhe partnereve të liderëve botërorë gjatë konferencës së NATO në Bruksel.

Gauthier Destenay, një arkitekt me origjinë nga Belgjika u martua me kryeministrin e Luksemburgut në vitin 2015 dhe që atëherë ai mban titullin “First Gentleman” shkruan Daily Mail.

Ai iu bashkua Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump në Bruksel teksa partnerët e tyre diskutonin për çështjet botërore.Gauthie, i cili veshur me një kostum të zi, dhe kravatë gri, qëndronte pranë bashkëshorteve të mrekullueshme të liderëve botërorë. Ndryshe nga disa nga gratë, Destenay mbajti të njëjtën veshje që kishte dhe gjatë ditës, teksa bëri një tur në Magritte Museum.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb