Një çift kanë rrëfyer historinë e tyre se si hoqën dorë nga profesionet për të udhëtuar botën vetëm me dy çanta shpine. Jennifer Raath, 25 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Rudolph, 27, deri më tani kanë vizituar 14 vende të ndryshme sëbashku që kur u martuan në muajin dhjetor. Çifti nga Afrika e Jugut, që sëbashku fitonin 40 mijë dollarë, lanë me qira shtëpinë e tyre, shitën makinat, pezulluan numrat e telefonit, për të grumbulluar 11 mijë dollarë për 6 muaj.

Rudolph, një ish-menaxher projektesh, dhe Jennifer, që ishte një po ashtu menaxhere marketingu, menduam që muaji i mjaltit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të plotësuar ëndrrat e tyre të udhëtimit.

Çifti vendosi që të jepnin dorëheqjen në vendet e tyre të punës, të blinin nga një çantë shpine dhe kështu të nisnin të bënin ëndrrën e tyre realitet, shkruan Mail Online.

Jennifer tha: “Me punët që kishim fitonim rreth 40 mijë dollarë në vitë, por duhet t’i linim mënjanë për pak kohë punët tona për të parë botën”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb