TIRANË/PRISHTINË  – Foshnja e parë e lindur mëngjesin e 1 janarit në vitin e ri 2017 në Shqipëri është vajzë.

Prindërit Ermira dhe Fiqiri Domi e kanë quajtur vogëlushen Deisi, e cila tashmë është fëmija i parë i këtij viti. Foshnja ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” nën kujdesin e gjinekologes obstetër Rexhina Bajo, me një peshë 3,7 kg dhe gëzon shëndet të plotë.

Ndërsa foshnja e parë në Kosovë është djalë. Në Qendrën Klinike Universitarte në Prishtinë, fëmija e parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë me nënën është shumë e mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb