Koreja e Veriut prej kohësh ka qenë një prej vendeve më misterioze të botës. Një vend komunist me një politikë me dyer të mbyllura kundër të huajve. Por së fundmi, një gazetar britanik ka arritur që të hyjë në këtë territor duke publikuar një sërë fotografish për gazetën britanike “Daily Mail”.

Edhe pse gazetarët e huaj e kanë të ndaluar të vizitojnë Korenë e Veriut, Adam Baidawi arriti që të shkojë në këtë vend duke e fshehur faktin se punonte për mediat.

Ai shprehet se për një turist është e pamundur që të hyjë në kontakt me banorët lokalë, madje një turist është i izoluar nga realiteti i këtij vendi komunist. Edhe pse respekti është i madh për turistët, ata e kanë të pamundur që të fotografojnë ushtarët apo zonat të cilat kanë një rendësi të veçantë për Penianin.

“’Ju lutem, fotografoni vetëm gjërat e bukura’, ishte kërkesa që na bëhej në mënyrë të vazhdueshme nga operatori turistik Koreano Verior, shprehet gazetari britanik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: