Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Gessica Notaro, Missi e shpërfytyruar me acid, tregon live shenjat në fytyrë

“Shihni si në ka katandisur, shihni si është fytyra ime tani”. Kështu e nis rrëfimin 27-vjeçarja Gessica Notaro, e cila dikur ka konkurruar në Miss Italia por që tashmë jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Gessica ka zgjedhur emisionin Maurizio Costanzo Shoë për të treguar tragjedinë e saj, dukje treguar live shenjat e shpërfytyrimit nga acidi. Vajza e re e cila ka dalë deri në finale të Miss Italia 2007 tregoi për makthin e përjetuar disa vite më parë.

Pas ndarjes nga i dashuri, i cili e keqtrajtonte ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër Jorge Edson Tavares që mos t’i afrohej.

Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar. Kur hyri në studio 27-vjecarja kishte një shall në fytyrë, të cilën pak çaste më vonë e hoqi duke treguar shenjat e theksuara nga djegiet me acid.

(er.cu/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 2 )

  • Kjo eshte nje arsye qe tregon se jetoni vetem duke shitur trupin tuaj!
    Te tjeret ju duan vetem per trupin dhe pamjen, se per mend qe keni nuk jua hane as qente.

    • eri

      o ti zeri i popullit injorant 700 karat. Se c’bej une me jeten time dhe trupin tim eshte puna ime, por jo per kete arsye nje injorant si ty dhe ai qe e ka bere ate veprim justifikohet…je i cmendur nese mendon keshtu. Edhe nese mendjen time nuk e hane as qente, askush s’ka te drejte te perdore dhune o injorant…

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.