NGA BRIKENA METAJ

GJIROKASTER-
Edhe pse me një turizëm gjithëvjetor, qyteti i gurtë i Gjirokastrës nuk i shmanget traditës së çeljes zyrtare të sezonit turistik, cili këtë viti nisi në një mënyrë të veçantë përmes mbjelljes së luleve.

Pjesë e veprimtarive për çeljen e sezonit turistik ishte dhe minipanairi kulturor dhe artistik.

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami pohoi se sezoni veror i këtij viti gjen të përfunduara disa projekte të rëndësishme jo vetëm për përditshmërinë e qytetarëve gjirokastritë, por edhe zhvillimin e turizmit si elementi kryesor i vijimësisë së qytetit turistik të Argjirosë.

Për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, Gjirokastra ka të gjitha potencialet për një turizëm gjithëvjetor dhe aktivitetet e shumta të sjella së fundmi në qytet synojnë pikërisht promovimin e Gjirokastrës dhe rrethinave të saj.

Në kuadër të këtij aktiviteti është bërë dhe prezantimi i muzeut të restauruar etnografik, i cili pritet të pasurohet edhe më një tjetër objekt, karrigen personale të ish-diktatorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: