SHKUP- Pamje makabre e barbarizmi janë publikuar nga mediat në Maqedoni nga momenti kur deputeti shqiptar Zijadin Sela i masakruar tërhiqe zvarrë në korridoret e Kuvendit nga huliganët maqedonas të cilët e dinin të vdekur. Policia maqedonase ka arrestuar një nga katër agresorët që dhunuan barbarisht deputetin shqiptar Ziadin Sela, të enjten e kaluan së sallën e Kuvendit në Shkup. Bëhet fjalë për Toni Trajkovskin, mbështetës i VMRO.

Ndërkohë një tjetër është identifikuar, për të cilin janë lëshuar fletë-arreste. Në një video të publikuar nga Alsat-M shihet se si këta dy persona, të ndihmuar dhe nga të tjerë, tërheqin zvarrë nëpër shkallë e më pas në korridor Selën, i cili është mbuluar nga gjaku.

Zijadini

Po ashtu, shihet se si një nga dhunuesit ka dhe qafën e tij të gjakosur. Pas zgjedhjes në krye të Kuvendit, të shqiptarit Talat Xhaferi, mbështetës së Gruvskit dhe qytetarë u futën me forcë në këtë institucion, ndërsa dhunuan deputetë dhe gazetarë.

Zijadin Sela

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb