Para pak javësh beri bujë mediatike lajmi në mediat angleze ku një tifoz i cili kishte luajtur një skedinë ndeshjet e Champions League e kishte “djegur” Manchester City më saktë goli i pestë që shënoj Sane, por bastexhiu një ditë më pas i kërkoi lojtarit paratë meqë e humbi skedinën nga goli i tij dhe një histori e ngjashme përsëritet sërish por me një tjetër protagonist. Fundjava është periudha ku shumë të rinj provojnë fatin në lloto, ashtu si ky i ri, të cilin e ka lënë Terek Grozni.

Protagonist ishte Bekim Balaj që humbi një penallti kur ndeshja ishte 0-0 dhe djali kërkon “dëmshpërblim” nga sulmuesi shkodran.

Sigurisht që kjo ka qenë në formën e nië shakaje, por nuk është se do i thoshte “jo” Balajt nëse do vendoste t’ia paguante skedinën.

img_6017

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: