TIRANË- Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, duket se një valë zemërimi është ngritur kundrejt kreut të kësaj force Lulzim Basha.

lulzim-basha

Ai fajësohet për listën e kandidatëve që sipas kritikëve nuk përfaqësonte elektoratin. Disa demokratë madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e fushatës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri.

lulzim-basha-1

Por një qytetar, kundër Bashës ka shkuar edhe më tej duke vendosur një baner “Basha ik” pikërisht në selinë e PD-së. Fotot janë publikuar për herë të parë nga Citynews.al.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: