VLORE- Policia e Vlores ka sekuestruar 27 kg e 240 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e saj.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga policia, në fshatin Vajzë për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Seksioni Kundër Narkotikëve pranë DVP Vlorë, më datë 21.07.2017, konstaton një tjetër rast në fshatin Vajzë, në stanin e banesës së shtetasit B.Sh, 53 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë.

Këtij shtetasi i janë sekuestruar 3 thasë plastikë të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në afërsi të stanit, u gjetën dhe 2 thasë të tjerë me lendë narkotike me peshë totale 27 kg e 240 gr të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë shpalljen e tij në kërkim si poseduesi i lëndës narkotikë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: