Francezi , David Trezeguet ish-ylli i Juventusit, ka qëndruar të enjten në Tiranë, si pjesë e një fushate me rastin e Ligës së Kampionëve. Pas një takimi me gazetarë në një nga hotelet ë Tiranës, francezi ka kaluar mbrëmjen në një prej lokaleve të Tiranës, ku shoqërohej nga prezantuesja shqiptare Einxhel Shkira. Kjo e fundit ka publikuar disa foto në Instagram duke kërcyer dhe u argëtuar me David Trezeguet.
“Nuk është siç duket”, ka shkruar prezantuesja seksi ne një nga fotot e publikuara në rrjetin social “Instagram”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: