Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri në Partinë Demoratike, kritikët e Bashës janë mbledhur në një takim me demokratët e Tiranës në Akademinë e Arteve për të dhënë arsyet se pse duhet një reflektim e rithemelim i PD-së.

Në këtë mbledhje morën pjesë disa nga deputetët aktualë të PD që i kanë dalë kundër Bashës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Në Akademinë e Arteve u panë Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arbjola Halimi, etj, Bie në sy mungesa e Jozefina Topallit, e cila gjithashtu u la jashtë listave të Bashkës për kandidatë për deputetë dhe në reagimet e saj ka qenë mjaft e ashpër me kryetarin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb