JAPONI – Për ata që adhurojnë luksin dhe duan komoditet gjatë udhëtimit, treni i ri JR “East’s Shiki-Shima Luxury Sleeper Train”’ është zgjidhja për ju.

“Treni i artë” , i cili është projektuar nga japonezi Ken Kiyoyuki Okuyama ka 10 vagonë dhe me një kapacitet për 34 udhëtarë. Vagoni i parë dhe i fundit janë prej xhami me qëllim që udhëtarët të shohin peizazhet e mrekullueshme jashtë shkruan Tgcom.

Treni më datë 1 maj bëri udhëtimin e tij të parë nga Tokio drejt ishullit verior, Hokkaido. Në këtë tren mund të gjeni gjithçka, nga baret me pesë yje tek suitat dykatëshe deri tek vaskat e banjos me dru qiparisi.

Këto e bëjnë trenin “JR East’s Shiki-Shima Luxury Sleeper Train” më të shtrenjtin në botë. Biletat, të cilat janë të prenotuara deri në maj të vitit 2018 variojnë nga 4 400 dollarë për një dhomë normale deri tek 9 300 dollarë që janë suitat.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb