KORCE- Gjatë kontrollit për lëndë narkotike në Maliq të Korçës është arrestuar edhe një zonjë 57-vjeçare e cila në vend të luleve e kishte gjelbëruar oborrin e shtëpisë me kanabis. Ajo është Firenca Dulellari, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.

Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale: 18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.
96dfc72f-ccb3-4d0a-be69-968cd66c431b

42016bab-524b-4fca-8911-e74bd03b3b52
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb