FRANCE – Scott Disick del në publik me zinxhirin e pantallonave hapur??? E kjo i ndodhi për fat të keq modeli dhe perzonazhi televiziv, u paraqit me një kostum të bukur dhe shik në festivalin e Kanës, por që fatkeqësisht kishte harruar zinxhirin e pantallonave hapur.

Ky gabim mendohet të ketë ndodhur për shkak se zinxhiri ishte prishur pasi veshja është përgatitur brenda ditës shkuan Daily Mail.Ish-i dashuri i Kourtney Kardashian goditi me kostumin e tij ngjyrë gri dhe me këmishën e bardhë të zbërthyer nën të.

Scott kishte veshur një palë këpucë të kuqe, të cilat ishin të qëndisura me nofkën e tij Lord Disick. Në dorë mbante një cigare, ndërsa në momentin kur u largua, zinxhiri i pantallonave sërish ishte i hapur.
(er.uc/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb