TIRANE- Drejtori i gazetës Express, gazetari Berat Buzhala është kërcënuar me jetë nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Ky i fundit i ka dërguar gazetarit disa mesazhe kërcënuese, ku i kërkon që të mos e përmendë më Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin sepse mund ta vrasë.

Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime, ndërsa ka publikuar edhe tekstin e mesazheve që i janë dërguar në numrin e tij.

Mesazhet që përmbajnë fjalë denigruese e kërcënuese mund t’i lexoni më poshtë:kercenim-1_1492782112-4456205kercenim-2_1492782115-6871272kercenim-3_1492782117-3284630

Ndërkohë, në një reagim, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani i ka kërkuar Shpend Ahmetit që të distancohet nga këto kërcënime që i janë bërë Buzhalës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: