SHBA – Kim Kardashian çdo ditë e më shumë shton fansat e saj në rrjetet sociale falë pamjes së saj seksi dhe gjithmonë të kuruar.

Sa herë që ylli i “reality show”-t shfaqet në media, fokusi vendoset menjëherë te format e saj bombastike sidomos tek fundshpina. Por 36-vjeçarja nuk është fiks ajo figura perfekte që nxjerrin fotot dhe ndihma e vyer e “photoshop”-it shkruan Daili Mail.

Disa pamje të reja të “Kimit natyrale” po bëjnë xhiron e botës, në të cilat 36-vjecarja shihet në një plazh të Meksikës fundjavën e kaluar.

Pamjet tregojnë qartë se trajtimet e shtrenjta nuk i kanë zgjidhur problemet e Kimit me celulitin. Figura pa të meta, që shpaloset poshtë prozhektorëve, nuk e kalon dot provën e dritës së diellit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: