TIRANË- U bënë disa seanca që ministrat e LSI-së nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, por sot seancën e kanë “bojkotuar edhe deputetët e kësaj partie.

Seanca e së enjtes ka nisur në orën 11:45 dhe asnjë deputet, ministër dhe madje as kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk ndodhen në sallë, raporton “BalkanWeb”.

Veç socialistëve, edhe ata jo të gjithë, në punimet plenare, nga opozita marrin pjesë vetëm dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si edhe deputeti i përjashtuar nga PD, Mhill Fufi.

parlamenti

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço për “BalkanWeb”, vihetre edhe mungesa e Shpëtim Idrizit dhe deputetëve të PDIU-së, aleati tjetër në qeverisje i kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet nëse përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së kanë pasur një axhendë më të rëndësishme se seanca plenare ose nëse kjo braktisje ka lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe kërkesën për qeveri besimi dhe dialog mes palëve. Ndërkohë që edhe sot PD e zhvilloi seancën e saj në çadër, kur për 12 ditë bëhen 2 muaj nga ngritja e saj para Kryeministrisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb