SARANDË- Rreth orës 02:15 të ditës së sotme një rast i paprecedent ka ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës, ku një komisioneri të LSI-së, i kanë djegur tre makina në oborrin e shtëpisë. Makinat janë në pronësi të shtetasi David Luca, i cili njëkohësisht është edhe komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Luca tha për “BalkanWeb” se kjo ngjarje ka ndodhur për arsye politike dhe se ia kanë djegur makinat ngaqë është komisioner i LSI-së.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të ditës së sotme. Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha. Më pas kam lajmëruar zjarrëfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli”, tha Luca për “BalkanWeb”.

c77867e4-40e6-438d-a22c-73b8044489d8
7e9f88ca-03e5-455b-9e8a-4bd8c66cf4eb
afd70735-590f-467d-8aeb-ab31ea15387b (1)
2c82c1b1-bc2e-43a5-9021-0ece72f8ac00
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb