SHBA – Një 20-vjeçare nga Malajzia, e cila kohët e fundit është kthyer në objekt talljesh për shkak se fytyra dhe trupi i saj është mbuluar me nishane, ka vendosu të sfidojë “torturuesit” e saj, duke marrë pjesë në Mis Univers.

Evita Delmundo ka lindur me nishane të mëdhenj dhe të errët. Shokët e klasës e cilësonin atë si përbindësh për shkak të pamjes, por pas përfundimit të shkollës së mesme ajo nisi që të fitojë besimin në vetvete dhe shokët nisën që ta pranonin falë edhe mbështetjes së nënës së saj shkruan Daily Mail.

Ajo refuzon t’i heqë nishanet me operacion, por pavarësisht kësaj ajo ka aplikuar që të marrë pjesë në Mis Univers Malajzia. “Jam tallur në shkollën fillore dhe fëmijët me thërrisnin përbindësh dhe kjo gjë ishte e rëndë për mua”- ka thënë 20-vjeçarja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb