Eklarina Hoxha është gruaja që sot krijoi një incident me mbështetësit e opozitës në çadrën e ngritur para kryeministrisë. 50-vjeçarja nga Vlora, militante e PS-së, aktualisht është shoqëruar në Komisariatin numër 1 ku po mbahet jo si e ndaluar por për të shmangur ndonjë konflikt.

Eklarina Hoxha (1)

Ajo hyri në çadrën e opozitës dhe në kohën që fliste ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar ndaj tij një lumë fyerjesh dhe akuzash.

Mbështetësit e PD-së e larguan nga çadra dhe tentuan madje ta godisnin por u ndalën nga deputetja Majlinda Bregu.

“Si s’ju vjen turp që prekni një femër. Maskarenj, Ju që bëni thirrje: ‘Do thyeni xhama, e bëni luftë’. Do fitoni ju? Rrugaçë, maskarenj. Ik ore. Ikni në punën tuaj. Ikni në shtëpi ore, ça rrini këtu. Do e paguash shtrenjtë, mbaje mend (I thotë dikujt që e kap prej dore). Ai më ka ngrenë lekët dhe thotë votoni mua. Mos u bëni budallenj”, janë disa prej fjalëve të 50-vjeçares të thëna tek çadra e protestuesve.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb