TIRANE- Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo e ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani, aty ku jeton me dy fëmijët e bashkëshortin. Përkushtimi ndaj familjes e ka bërë të lërë pak pas dore muzikën, por jo rrjetet sociale, aty është aktive me postime të ndryshme.

Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se i pëlqen edhe shpejtësia. Të paktën kështu kuptohet nga një video që ka postuar në profilin e saj në Instragram, ku arrin një shpejtësi deri 180 km/orë me makinën e saj “Porche”.

Edhe pse kjo shpejtësi mund të duket e pa imagjinueshme në rrugët tonë, infrastruktura në Gjermani ia mundëson Ledinës “fiksimin” për shpejtësinë e lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: