DURRËS- Policia e Durrësit ka kapur gjatë një kontrolli rutinë një të ri që lëvizte i armatosur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Florenc Daja 35 vjeç, banues në Durrës.

Daja ishte pasagjer në makinën e mikut të tij, B.SH., 32 vjeç kur është zbuluar nga policia. Një pistoletë model-54, TT u gjet në çantën e krahut të 35-vjeçarit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal edhe në ngarkim të shoferit të mjetit tip “Golf” me iniciale B.SH., banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: