Madonna ka arritur nga një gjykatë e Neë Yorkut të anuloje ankandin e sendeve të saj personale, e cila parashikohej për sot nga ëebsite “Gotta Have It! Collectibles”.

Mes sendeve që duhet të dilnin ne ankand: Një palë nga mbathjet e saj të përdorura, një furcë me disa nga flokët e saj, letra e lamtumirës e ish të dashurit Tupac dhe një tjetër letër drejtuar aktorin John Enos.

Page Six ka publikuar disa nga letrat e dokumentuara në gjykatë, në të cilat këngëtarja thoshte se ishte e shqetësuar që: ‘Adn ime mund të merret nga flokët në furcën që do të dalë në ankand, si dhe është e patolerueshme që Adn ime të nxirret në shitje publikisht’

‘Mbeta e tronditur nga fakti që planifikonin të nxirrnin në ankand letrën e Topac. Nuk e kisha idenë që unë nuk e kisha më atë letër’, ka vazhduar këngëtarja. Sipas asaj që deklaron Madonna mbrapa shitjes mund të jetë konsulentja dhe ish mikesha e saj Darlene Luz, që ka pasur të drejtën të kujdesej për këto sende personale’.

Mes shumë sendeve të tjera në shitje figurojnë edhe fotografi personale, regjistrime muzikore dhe ‘letra dashurie intime’, të cilat i përkasin ish të fejuarve dhe të dashurve të yllit të pop-it, mes tyre John Eros dhe Peter Shue.

‘Fakti që unë u bëra një personazh i famshëm nuk ma fshin të drejtën e privatësisë, që përfshin edhe sendet e mia personale’, ka precizuar këngëtarja e famshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: