TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot Autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:35 në afërsi të mbikalimit të Kasharit.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. N., ka aksidentuar një punetor te mirembajtjes se rrugeve, shtetasit me inicialet A.F. 60 vjec, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar ne ambientet e policisë për veprime te mëtejshme. Sakaq, po kryhen veprimet për identifikimin e këtij e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ndërkohë, ‘BalkanWeb’ ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: