Krahas shërbimeve tjera që kryen, tashmë me iPhone mund të bëni edhe kafeMendoni se është shaka? Jo më, sepse që prej pak ditësh është publikuar një mbrojtëse e thjeshtë e telefonit iPhone e cila do të bëjë me të vërtetë kafe. Mbrojtësja më fjalë quhet “Mokase” dhe është shpikur nga një kompani italiane. Procesi për përgatitjen e kafes sipas sajtit “Libero”, është i thjeshtë. Mjafton që brenda hapësirës bosh të mbrojtëses (ose mbajtëses) së telefonit të futet kapsula me kafe dhe sheqer dhe më pas shkohet tek aplikacioni ku i jep OK procesit.

Brenda një kohe të shkurtër një kupë e vogël kafeje e nxehtë do të jetë gati.

Në Facebook është një faqe me emrin e kësaj mbrojtëse ku mund të zbuloni më shumë detaje.  Ajo do të kushtojë 63 dollarë, dhe është akoma një projekt pilot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: