MEKSIKË- E ndërtuar në një vend me vegjetacion të dendur, në Naucalpan të Meksikës, “Foleja Quetzalcoatl” është një strukturë fantastike në formë të gjarprit që ka brenda vetes 10 apartamente, me sipërfaqe prej 5,000 m2. I dizajnuar nga arkitekti i njohur meksikan, Javier Senosiain, ky objekt i takon “arkitekturës organike”, që inspirohet nga natyra dhe ka ndikim minimal mbi ambientin.

Quetzalcoatl 0008

Ky lloj vendbanimi quhet “Quetzalcoatl”, që paraqet hyjninë nga kultura antike e Amerikës së Mesme. Sipas mitit, “Quetzalcoatl” dhe një hero mitik prej të cilit kanë prejardhjen shumica e banorëve të Amerikës së Mesme. Përkundër strukturës gjigante në formë të gjarprit, që ka zënë vend në këtë zonë, relievi dhe vegjitacioni kanë mbetur pothuajse të paprekur. 

Quetzalcoatl 0003Quetzalcoatl 0002Quetzalcoatl 0004Quetzalcoatl 0005Quetzalcoatl 0006Quetzalcoatl 0007Quetzalcoatl 0009Quetzalcoatl 0010

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: