ITALI – Presidenti amerikan Donald Trump takoi Papa Françeskun në Vatikan si pjesë e axhendës së tij të takimeve të nisur me Arabinë Saudite.

Ai mbërriti në takim së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vajzën e tij Ivanka, dhe dhëndrin njëkohësisht dhe këshilltarin e tij Jared Kushner.
Bashkëshortja e presidentit kishe veshur një fustan të zi dhe një vello të zezë në kokë. Pas Italisë, ai do të udhëtojë drejt Brukselit, për samitin e NATO-s.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb