SHBA – Mbrëmjen e djeshme presidenti Donald Trump duhej të ishte në festën e organizuar me rastin e 71-vjetorit, por ai preferoi të vizitonte një mikun e tij në spital.

Mëngjesin e së enjtes kongresmeni republikan Steve Scalise u plagos me armë zjarri gjatë një ndeshje bejsbolli. Presidenti shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij, Melania Trump shkruan Tg.com.

Por mesa duket kjo e fundit nuk ishte përgatitur për në spital por për në festën e 71-vjetorin e bashkëshortit. 40-vjeçaja kishte veshur një fustan bli Michael Kors, i cili ishte i çar dhe i nxirrte në pah këmbët e saj të bukura dhe të gjata.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb