Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Ministret dhe deputetet e PS me bikini në plazh. Ja me kë po pushojnë Beqaj e Panariti në Jug

mimi

Vera e nxehtë është në kulm dhe ministrat kanë vendosur të kalojnë pak kohe relaksi mes freskisë së Jugut. Paparaci i “Panorama” ka fotografuar disa prej ministrave te Rames ne plazhet ne Jug te vendit.

Kodheli, notare profesioniste
Ashtu si verat e kaluara, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka zgjedhur plazhin e Jugut të Shqipërisë për të pushuar, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo shkon në Jalë, në një zonë që është në përdorim nga Ministria e Mbrojtjes.

Kodheli

Paparaci i “Panorama” e ka fotografuar Kodhelin fundjavën e kaluar dhe ajo që na bëri përshtypje është vendosja e kapuçit dhe e syzeve, të cilat në përgjithësi i përdor dikush që e njeh dhe e shijon mirë detin. Me siguri noti duhet të jetë një pasion i ministres.

kodheli 3

kodheli 4

Ilir Beqaj në relaks total, pushime në Dhërmi
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prej vitesh tashmë kalon fundjavat në plazhet e Jugut. Ai është parë shpesh në shoqërinë e të tjerë personazheve të njohur të politikës, duke qenë kështu i kompletuar, me familjen dhe kolegët.

Beqaj

Paparaci i “Panorama” e ka fotografuar Beqajn në Dhërmi, i rrethuar nga miqtë dhe familjarët. Nuk dihet nëse Beqaj do të jetë përsëri ministër në kabinetin Rama 2. Ndërkohë ai është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, që do të mblidhet në shtator.

beqjal

Blerina e apasionuar pas fotove
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka pushuar në plazhet e Jugut fundjavën e kaluar. Ajo ka fotografuar gjatë pamjet e mrekullueshme të bregdetit të Jugut të Shqipërisë.

gjylametil

Panariti pushime në Jalë me familjen dhe kolegët e partisë
Edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka zgjedhur Jalën për të bërë pushime. Ai është parë fundjavat e fundit së bashku me familjarët e tij të bëjë plazh në të njëjtin vend.

panaritil

Fundjavat e kaluara ai ka pasur mundësi t’u bashkohet aktiviteteve dhe pushimeve të të rinjve të LRI-së, të cilët pushojnë në të njëjtin kamping prej vitesh tashmë. Në këtë mënyrë, edhe Panariti ka vendosur që të jetë pranë kolegëve të tij, por bashkë me djalin dhe bashkëshorten.

panariti1l


Komente ( 17 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.