Ju przantojmë me vajzën që quhet Amber dhe gomarin Shock, që të dy kanë pasur një jetë të përafërt. Shock u gjet  me një litar të lidhur rreth qafës dhe lëkurën e mbuluar nga plagët. Fatmirësisht ai u shpëtua dhe dërgua në Qendrën Kujdesit të Gomarëve në Birmingham të Anglisë, kur në 2013 u takua me Amber.

Atë kohë vajza nuk ishe në gjendje që të nxirrte qoftë edhe një tingull të vetëm. Kur Amber dhe motra e saj lindën para kohe, ajo iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal që i shpëtoi jetën, por i ndërpreu kalimin e ajrit nga kordat e saj vokale, duke e bërë memece. Gjithashtu vajza pësoi edhe një paralizë cerebrale, që nuk e lejonte të lëvizte.

Por gjithçka nisi të ndryshonte kur ajo takoi Shock. ‘Në mënyrë të menjëhershme ata patën një lidhje të ngushtë dhe ishin të butë me njëri-tjetrin”, tha nëna e Amber. Muskujt e vajzës u forcuan dhe shëndeti i saj u përmirësua.

Para pak kohësh ajo pati edhe një operacion tjetër, ku supozohej që t’i kthehej aftësia për të folur”, tha nëna e vogëlushes.

Fjalët që Amer tha për herë të parë ishin:-‘Unë të dua ty Shock!’.  Ky ishte një moment kënaqësie dhe sigurisht një lehtësi i madh, kur prindërit panë që vajza e tyre mund të fliste. “Do të thosha se ata shërua njëri-tjetrin”, tha nëna e Amberit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: